Andrei Fedorov, ish-zëvendës ministri i Jashtëm i Rusisë, i tha Al Jazeera-s se qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin është të rrethojë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe më pas t’i japë presidentit Volodomyr Zelensky një ultimatum.
“E njoh prej shumë vitesh, ai nuk do të ndalet. Me shumë mundësi, në 5-6 ditët e ardhshme, operacioni ushtarak do të shtrihet në shumë më tepër territore, përfshirë Odesën”, parashikoi ai.
“Ushtria ruse do të rrethojë Kievin dhe më pas do të ketë një lloj ultimatumi për ndoshta 24 orë që Zelenskyi të japë dorëheqjen, që qeveria të japë dorëheqjen, të deklarojë diçka si një qeveri e përkohshme apo diçka si kjo, sepse nga pikëpamja ushtarake , është shumë e rrezikshme të nisësh një sulm ushtarak në Kiev – mund të sjellë shumë dëme,” shtoi Fedorov, raporton Al Jazerra.
“Gjithashtu, të mos harrojmë se Kievi po luan një rol shumë të rëndësishëm në historinë e Rusisë; në Rusi quhet nëna e të gjitha qyteteve ruse.”