PS fiton Vorën, Veliaj: Nuk ka më bastione në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, thotë se fitorja e socialistëve në Bashkinë e Vorës ka dhënë disa mesazhe.

E sipas tij, mesazhi kryesor është që nuk ka më bastione në Shqipëri, duke qenë se Vora ka qenë historikisht bastion i të djathtëve.

 “Jemi shumë të kënaqur nga standardi i këtij procesi zgjedhor. Kemi fituar Bashkinë e Vorës me 69.69%. Falenderim të veçantë atyre që punuan për këtë ditë. E ardhmja është te teknologjia. Sa më shumë te besojmë te teknologjia aq më të vogla do t’i kemi dramat e kokës ditën e zgjedhjeve. Së pari nuk ka më bastione në Shqipëri. Mesazhi i fortë që na vjen nga Vora është sot njerëzit nuk duan sherr, duan fokus te puna, duan përkushtim. Do ta lexoj me shumë respekt këtë mesazh. Për ata 30% të vorakëve që nuk na dhanë besimin e tyre, ju jap garanci që do të punojmë njësoj. Dua t’i falenderoj edhe ata që nuk na votuan sepse na dhanë një mesazh që ende ka punë për të bërë”, tha ndër të tjera Veliaj.

Vora ishte e vetmja Bashki ku u implementua sistemi i votimit dhe numërimit elektronik. Kandidati i PS Blerim Shera fitoi me 7530 vota.

Share This Article