Kandidati i PS-së në Dibër, Rahim Spahiu, ka fituar garën për kryetar bashkie, pasi janë numëruar 100 nga 101 kutitë e votimit.
Rahim Spahiu i PS-së, mori 13,955 vota ose 60,80%.
Spahiu nuk votoi as per veten e tij, pasi nuk eshte banor i Dibres.
Premtim Kryemadhi i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” mori 4,478 vota ose 19,46%.
Luan Haka i zgjedhur nga Lulzim Basha mori 4,437 ose 19,28%.
Dritan Torba i “Lëvizjes së Re”mori 99 vota ose 0,43!
Një kuti që ka mbetur nga 101 në total ka rezultuar e dëmtuar. Ajo kishte 195 vota dhe do të shqyrtohet në KQZ.