Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka firmosur vendimin për kthimin e paqeruajtësve ukrainas që janë të shpërndarë me misione të OKB-së nëpër botë.
E rreth 40 prej tyre janë në shërbim edhe në Kosovë, në kuadër të misionit të KFOR-it.
Sipas njoftimit të “OuestFrance”, të martën, bëhet fjalë për rreth 300 ushtarë, që kryesisht janë të vendosur në Kosovë, Kongo e Mali.
Në Ukrainë, prej 13 ditësh po zhvillohet luftë e madhe. Rusia ka sulmuar këtë vend dhe deri më tash janë shkaktuar mbi 500 vrasje të civilëve ukrainas.