Ditën e sotme (e martë) shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo festë fillimisht u shfaq si një protestë politike e grave nga e gjitha bota për të kërkuar të drejtat e tyre.
Me kalimin e kohës u shndërrua në një festë zyrtare e gjinisë femërore. Një reagim për 8 Marsin e ka bërë edhe aktorja e deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.
jo bën me dije se duhet kuptuar që lumturia është me qenë e lirë dhe e pavarur, ndërkohë që të punojnë sa më shumë për veten e tyre. Postimi i plotë i Adrianës (pa ndërhyrje):
“GRA, duheni me kuptu e me ia shti vetit n’kry qe LUMTUNIA osht me kon e lire, e pavarun, e suksesshme! Ni BURR i dhun.shem e tradh.tare nuk te duhet sen.
“JETA osht shume ma e mire se sa dhuna psiqike e fizike. Mos duroni,po punoni e gjallnoni, keshni, veshnu e ndreqnu.
“Jo veç per 8 mars, po per dite t’lume qe na ka fale e na fale i lumi Zot. Gezuar per ton jeten zemrat e mia”.