Rusisë i dështon sistemi i Era Kryptofon – Ukrainasit ua përgjojnë bisedën pas vrasjes së gjeneralit Gerasimov

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha dje se gjenerali rus – gjeneralmajor Vitaly Gerasimov – u vra në një betejë pranë Kharkiv.

Gjithçka ishte e paqartë, derisa nëpërmjet Twitter-it, gazetari bullgar Christo Grozev përmes një hulumtimi të tij zbuloi se përveç që ka vdekur gjenerali rus, tashmë ka dështuar edhe sistemi që Rusia e reklamonte të ishte si më i miri “Era Kryptofon”.

VIDEO

Në përgjimin i cili është publikuar në YuTube, dëgjohet përfaqësuesi i  FSB nga një brigadë në Ukrainë, ku e telefonon shefin e tij nga celulari me një sim kartë të blerë në Ukrainë. Përfaqësuesi i FSB, i thotë shefit të tij se a mund të flasë nëpërmjet këtij telefoni, derisa shefi dëgjohet t’i thotë: Fol cka ke se ai sistemi ynë (Era Kryptofon) nuk funksionon. Gjatë bisedës, përfaqësuesi i FSB i tregon shefit të tij se e kanë vra Gerasimovin, derisa shefi dëgjohet duke sharë. Ukrainasit e kapin këtë bisedë, dhe krejt këtë e sqaron gazetari Grozev, i cili ka paraqitur në detaje sistemin e Era Kryptofon.

Share This Article