Bie çmimi i naftës në tregjet botërore, në Shqipëri vetëm rritet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktualisht në tregjet botërore çmimi i karburanteve është duke rënë, por në vendin tonë po ndodh e kundërta, ku për çdo ditë, ka pasur rritje të çmimeve.

Sipas Oil Price, një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 124 dollarë nga 128 dollarë që ishte në fillim të ditës. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 119 dollarë kundrejt 124 dollarë për barrel.

Ndërkohë në Shqipëri, siç është bërë zakon reflektohet vetëm rritja e çmimeve dhe aspak ulja e tyre. Edhe pse në fakt karburantet që janë duke u shitur në vend, janë blerë muaj më parë, dhe rritja e çmimeve ka ndodhur ditët e fundit, bizneset në Shqipëri e kanë rritur çmimin, njësoj sikur ta kishin blerë karburantin në treg gjatë javës së fundit.

Share This Article