Albania
Për luftën nuk duhet të paguajnë vetëm blerësit!-Nga Lutfi Dervishi
Nga Lutfi Dervishi
Protestuesit në Tiranë dhe në rrethe nuk kanë dalë në rrugë vetëm pse u rrit çmimi i karburantit. Janë rritur çmimet e artikujve të konsumit të përditshëm dhe spekullimi galopant me çmimin e naftës ishte pika e fundit që derdhi gotën e zemërimit.
Nëse do të shikonte me vëmendje protestuesit në kryeqytet, qeveria duhet të ketë kuptuar se nuk bëhet fjalë për protestën e radhës, do të shihte protestues të rinj dhe familjarë që dalin në rrugë për të përçuar mesazhin: nuk shtyhet më!
Në vend që të lexonte situatën, kryeministri bashkë me gjysëm e qeverisë shkoi në Dubai në një ekspozitë të rëndësishme, pasi më parë kishte shtuar panikun duke folur për luftë më shumë se presidenti i Ukrainës. Klisheja: çmimet i vendos tregu, nuk ka punë qeveria, sot ra. Qeveria më në fund pranon që duhet të bëj rregullatorin dhe jo të bëhet palë me abuzuesit.
Autoriteti Konkurrencës tha se do të hapë hetim për spekullimin më transparent që është bërë ndonjëherë në Shqipëri: brenda ditës, disa herë gjatë ditës dhe me njoftime në televizion, çmim i naftës nga mëngjesi në mbrëmje u rrit 40 lekë në të njëjtën kohë në të gjithë pikat e karburantit në vend. Se çfarë do të hetojë Autoriteti nuk e di, por gjykuar nga vendimet e mëparshme, nuk është çudi që në fund t’i japë të drejtë abuzuesve.
Të gjitha qeveritë e rajonit gjatë gjithë këtyre javëve morën masa konkrete për t’i lehtësuar barrën publikut. Qeveria shqiptare më në fund vendosi të lëvizë, me vonesë, por gabon kur e vendos fokusin vetëm te çmimi i naftës. Eshtë rritur çmimi bukës dhe si kurrë më parë për këtë po flitet hapur dhe me shqetësim. Një litër vaj lule dielli 3600 lekë?!! Janë rritur çmimet e gjithë artikujve dhe rrogat janë po ato!
Parrulla jemi në luftë është mobilizuese, por vetëm kur merret seriozisht nga të gjithë.
Nëse jemi në kohë lufte, qeveria duhet të ndajë mendjen se në cilën anë është. Koston nuk mund ta paguajë vetëm populli. Nëse është luftë, luftë është edhe për qeverinë- dhe mund të provojnë ministrat dhe zyrtarët të ecin në këmbë. (Një ministre e re, që besoj nuk e njeh as kryeministri u tha gazetarëve sot se “e ka me detyrim të lëvizë me makinë).
Barra e “luftës” duhet të bjerë edhe mbi luksin e qeverisë. Le të kursejnë ku të mundin. Dhe së fundmi luftë është edhe për tregëtarët, luftë është edhe për shitësit, se nuk ka kuptim që në luftë të jenë vetëm blerësit.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
Albania
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania6 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
