Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve bazë të shportës ushqimore, ka nxjerrë në protestë dhjetëra banorë në disa qytete të vendit.
Mëngjesin e sotëm dhjetëra fermerë në qytetin e Lushnjës kanë dalë që të protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit, ndërsa kanë bllokuar rrugën.
Ndërsa në Korçë, studentët kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste, kundër rritjes së çmimeve.
‘Ju rrisni çmimet, ne rezistencën’, ishte njëra nga parullat e studentëve në Korçë.
Ata kanë marshuar drejt fakultetit të Bujqësisë, ndërsa do të bashkohen në një pikë për të vazhduar protestën e tyre.