Laboratorët amerikanë në Ukrainë? Mblidhet Këshilli i Sigurimit për pretendimet ruse mbi armët biologjike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet këtë të premte me kërkesë të Rusisë për të diskutuar pretendimet e Moskës se në territorin e Ukrainës janë duke u zhvilluar aktivitete biologjike ushtarake të SHBA-së.

Kërkesa ruse, e shpallur në një postim në Twitter të enjten pasdite nga zëvendësambasadori i saj i parë në OKB, Dmitry Polyansky, pason refuzimin e SHBA-së të akuzave ruse se Ukraina po drejton laboratorë kimikë dhe biologjikë në mbështetje të Amerikës.

Ndërkohë agresioni rus vijon të godasë shtetin e Ukrainës. Mediat ukrainase raportojnë se natën e fundit shpërthime të fuqishme janë regjistruar në qytetet e Lutsk dhe Dnipro, të cilat ende nuk e kishin ndjerë luftën pranë.

Në Lutsk bombardimet ruse shënjestruan një aeroport, ndërsa zyrtarët flasin dhe për një fabrikë ku riparoheshin avionët luftarakë.

Share This Article