Nga Turqia ku ndodhet dhe ku ftoi nigerianët të vijnë në Shqipëri, Edi Rama ka reaguar për protestat që po bëhen në Shqipëri.
Ai fyen protestuesit, të cilit nuk i quan populli, por i konsideron si pakicë e zhurmshme.
“Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren!
Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!”, shkruan Rama në Twitter.
Rama u largua sot pasdite në Turqi për të marrë pjesë në forumin diplomatik në Antalia.