Pasi deputetët i kërkuan të bëjë një hap pas dhe të tërhiqet nga drejtimi i PD, Basha është shprehur se është në dispozicion për çdo zgjidhje për Partinë Demokratike.
Basha është shprehur se duhet të kalojmë në diskutime me përgjegjësi dhe secili nga deputetët të ofrojë mendimet e tyre për zgjidhjen e problemeve të brendshme në PD.
Basha: Ne duhet të dalim me një zgjidhje, akt për zgjidhje. Është dramë nëse se keni kuptuar që unë jam në dispozicion për çdo zgjidhje. Ne duhet të dalim në një zgjidhje që bashkon të 3 këto pjesë. Në këtë lojë ka disa faktorë të tjerë pa të cilët nuk mund të ecim përpara. Ndaj duhet të gjejmë zgjidhje. Deklarata ime i hap rrugë kësaj. Të diskutojmë përgjegjësitë për zgjidhjen. Të japim propozimet. Kalojmë në rrafsh jo emocional. Të kalojmë në diskutime me përgjegjësi, ofrojmë mendimet tona për zgjidhje.