Mësymja ruse në Ukrainë, si kurrë më parë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, tregoi se paqja nuk zgjat pafundësisht dhe Europa nuk është “strehë e sigurt”.
Ky shqetësim duket se ka prekur edhe Shqipërinë, një nga 30 shtetet anëtare të aleancës ushtarake, NATO.
Referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave të datës 2 mars, shpenzimet për mbrojtjen në tre vitet e ardhme pritet të rriten ndjeshëm.
Nga 326 milion dollarë këtë vit, shpenzimet në vitin e ardhshëm parashikohet të rriten në 364 milionë dollarë për të kaluar shifrën 441 milionë dollarë në 2025-n.