Massimiliano Allegri është i kënaqur nga paraqitja e Juventusit, edhe pse bardhezinjtë dolën me turp nga Champions League, duke u mundur 3-0 në Torino nga Villarreal.
Sipas tij, “ekipi luajti shumë mirë përgjatë 75 minutave”.
“Villarreal u mbyll në mbrojtje në pjesën e dytë dhe një episod ndryshoi gjithçka (11-metërshi). Janë gjëra që ndodhin. Nuk kam kritika për djemtë”, tha Allegri.
Trajneri i bardhezinjve vijoi të fliste për kundërshtarin: “Ata nuk dilnin as në kundërsulm, u mbyllën të gjithë mbrapa. Donin ta çonin ndeshjen në shtesë dhe kur pësuam golin e parë, nuk reaguam mirë. Por, jam i kënaqur nga lojtarët e mi”.