ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 12 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 12 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 12 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 13 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Nga thellësia e Tokës vjen revolucioni energjetik që mund të ndryshojë ekuilibrat botërore

albnews by albnews
18 March, 2022
in Bota
0
Nga thellësia e Tokës vjen revolucioni energjetik që mund të ndryshojë ekuilibrat botërore

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


Konflikti në Ukrainë e ka bërë tragjikisht të qartë domosdoshmërinë e diversifikimit të burimeve natyrore, mundësisht duke shmangur ato në pronësi të vendeve problematike, në mos armiqësore, në syrin e komunitetit ndërkombëtar.
Problemeve gjeopolitike, i shtohen edhe ato teknike. Nafta dhe gazi natyror nuk janë të pafund, energjitë e rinovueshme varen shumë nga kushte atmosferike dhe shpesh herë teknologjitë që i mundësojnë janë ose problematike si në rastin e centraleve bërthamore, ose tejet të kushtueshme dhe që nuk mbulojnë tërësisht nevojat, si në rastin e energjisë diellore.
Por në vitet në vijim, jo shumë larg, mund të jemi dëshmitarë të një revolucioni të vërtetë energjetik, që do të mundësojë një energji praktikisht të pashtershme çdo vendi të planetit, dhe modifikimin e shumë ekuilibrave të vendosura pikërisht nga burimet energjetike.
Behet fjalë për energjinë gjeotermike, e cila përdoret prej kohësh nga vende vullkanike si Islanda, por që falë një teknologjie të re të ideuar nga Quaise Energy, e përbërë nga studiues të universitetit prestigjioz MIT në SHBA, mund të shfrytëzohet nga çdo vend.
Parimi i gjeotermisë është shfrytëzimi i ngrohjes që vjen nga thellësia e tokës. Sa më afër i afrohesh bërthamës së planetit tonë, aq më shumë rriten temperaturat. Deri më tani, shpimi më i thellë në histori është ai i kryer në Rusi, që ka arritur 14 kilometrat. Një thellësi e madhe, që ka nevojitur dy dekada mundimesh për studiuesit të Moskës.
Por teknologjia e re amerikane mund të përshpejtojë në mënyrë të pamenduar më parë këtë arritje. Sipas MIT, sistemi i ri hibrid, i bazuar në përdorimin e valëve elektromagnetike, mund të shkërmoqë edhe shtresat më të thella dhe të forta të shtresave tokësore, me një ritëm që i afrohet 70 metrave në orë, duke arritur edhe 20 kilometrat në rreth një muaj punë, duke krijuar disa “puse” ose më mirë tubacione me diametër 5 centimetra. Në atë thellësi, temperaturat arrijnë rreth 500 gradët celsius, më se e mjaftueshme për t´u përdorur për ngrohjen dhe pjesën më të madhe të synimeve industriale.
Sipas studiuesve, arritja e thellësive të tilla, nuk do të shkaktonte tërmete ose pasoja të rënda për planetin, ndërkohë që do të përmirësonte dukshëm situatën energjetike të pothuajse çdo vendi në planet. Falë lëshimit me presion 221 bar në këto tubacione të atij që njihet si “ujë iperkritik”, me temperaturë të paktën 374 gradë Celsius, çdo central energjetik që më parë funksiononte me qymyr ose gaz natyror mund të dhjetëfishonte të paktën kapacitetin e vet, me një kosto shumë të ulët.
Kjo nuk është thjesht teori, dhe hapja e termocentralit të parë me këtë teknologji, me kapacitet 100 MW, parashikohet nga MIT brenda vitit 2026, por ngjarjet e fundit dhe përplasja e Uashingtonit me Moskën mund të përshpejtojnë dukshëm fillimin e punimeve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result