Kryeministri, Edi Rama, shfrytëzoi praninë e Ambasadores amerikane,Yuri Kim, në ambjentet e Universitetit Bujqësor për ti kujtuar se SHBA nuk ka tërhequr aq afganë sa kishte premtuar nga Shqipëria.
Rama: Kanadaja ka marrë pjesë të madhe. Edhe SHBA premtuan jo aq sa premtuan por një pjesë pasi e kanë pak si zakon që bëjnë më pak se sa premtojnë. Ne i marrim me kënaqësi.Po qe puna për standarde dhe vlera i kemi këtu nuk ka ditë natë na japin me bujari të madhe. Kur vjen puna te gjërat konkrete japin por me kujdes. Se nuk kanë të shkretët.Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu.
UBT nënshkroi sot një Memorandum Mirëkuptimi mes Universitetin e Miçiganit për programin e studimeve Master, për studentët afganë që ndodhen aktualisht në vendin tonë dhe që vazhdojnë studimet.
Kryeministri nuk kurseu batutat me rektorin e UBT-së, duke u shprehur se fjala e tij në adresë të Ambasadores e ktheu pas në kohë.
Rama: Më pëlqeu shumë ajo që pjesa që tha Rektori, “ju garantojmë zonja Ambasadore.” Ku kujtua koha kur vinte sekretari i partisë këtu nga Komiteti dhe i thoshte ai dekani i vjetër ” ju garantojmë shoku sekretar i partisë se ne do të punojmë që partia dhe populli të jenë krenarë për ne”. Dhe ne ju garantojmë, patjetër. Suksese, rroftë miqësia shqiptaro-afgane.
Kim: Jam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull.
Rama: Do pushohet përkthyesi tani.