Ndeshja ndërmjet Chelsea dhe Real Madrid që korrespondon me sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mund të luhet me dyer të mbyllura.
Arsyeja janë kufizimet ekonomike të vendosura nga qeveria britanike ndaj Chelsea, që pengojnë skuadrën londineze të shesë bileta për Stamford Bridge. E gjithë kjo, për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Abramovich që prekin Chelsea, për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Tifozët e Chelseat kanë vetëm ndeshjet e Premierligës të përfshira në biletën e tyre sezonale, jo ndeshjet e Champions League pasi klubi londinez nuk ka mbajtës të biletave sezonale për kompeticionet evropiane. Ose thënë ndryshe, tani ndeshja do të luhej me dyer të mbyllura.
Meqenëse biletat nuk shiten, tifozët e Real Madridit gjithashtu nuk do të mund të udhëtojnë në Londër për të parë ndeshjen dhe as anglezët nuk do të mund të jenë në Bernabeu.
Një situatë që mund të ndryshojë nëse më në fund del një blerës i Chelsea. Për momentin, shitja mbetet e paralizuar, por nëse zhbllokohet përpara se të luhet ndeshja, mund të ketë një audiencë në tribunat në Stamford Bridge.