ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 5 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 5 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  5 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  5 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

A po e zbut Kurti qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

albnews by albnews
19 March, 2022
in Kosova
0
A po e zbut Kurti qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka dhënë një qëndrim më të zbutur për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Në konferencën e përbashkët për medie me kancelarin austriak Karl Nehammer, Kurti nuk është deklaruar i prerë për mos mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë.

Ai ka përmendur respektimin e Kushtetutës së Kosovës, derisa ka shtuar se institucionet e Kosovës nuk duam që t’ia pamundësojnë qytetarëve të Kosovës pjesëmarrjen në këto zgjedhje.

Kurti ka thënë se është optimist në rrugën përpara. “Nuk kemi diskutuar veçanërisht për çështjen e zgjedhjeve të 3 prillit që i organizon Serbia. Ne dëshirojmë që në Kosovë të respektohet Kushtetuta, ligji dhe rezoluta e 15 janarit të këtij viti. Ndërkaq, nuk duam që t’ia pengojmë, që t’ia pamundësojmë qytetarëve të Kosovës, që mund të kenë edhe pasaportë të Serbisë, të drejtën e votës. Jemi optimist për rrugën përpara. Mund të ketë ndokush që dëshiron destabilizimin, që dëshiron ekcese, incidente, mirëpo këtë nuk do ta gjeni në radhët e popullit të Kosovës dhe as institucioneve të Republikës”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka mohuar çfarëdo mundësie të destabilizimit të situatës më 3 prill, duke thënë Kosova është  e interesuar për paqe. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me Brukselin, edhe me ambasadat e QUNT-it, me kryeqytet kryesore evropiane. Gjithashtu, me SHBA-të, dhe besojmë se nuk do të këtë e kurrfarë problemesh. Ata që do të mund të paramendojnë, ose larg qoftë edhe të tentojnë, nuk do të mund të kenë sukses. Dhe dita e 3 prillit nuk besoj se do të jetë ndryshe”, ka thënë Kurti.

Edhe kancelari austriak Karl Nehammer ka folur për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Ai ka përmendur rolin e OSBE-së që do të mund të ndihmonte në këtë proces. “Deri me 3 prill ka ende kohë, ne po i shohim problemet, po i trajtojmë problemet, duhet t’i zgjidhim problemet. Sepse ka institucione evropiane siç është OSBE-ja, prandaj, është e rëndësishme që ne, siç e tha kryeministri, të bëjmë gjithçka që ata të mos e kenë të lehtë të shkatërrojnë diçka që është ndërtuar deri tani”, ka deklaruar Nerhammer.

Kosova duhet të jetë pjesë BE-së

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka dhënë mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Bashkim Evropian (BE).

Në konferencën për medie, ai ka thënë se Kosova duhet të jetë brenda Bashkimit Evropian, duke shtuar se për këtë do të angazhohet edhe personalisht. “Kemi lidhje historike me njëri-tjetrin dhe është e rëndësishme që edhe në të ardhmen të jemi të lidhur së bashku. Për këtë Kosova duhet të jetë brenda Bashkimit Evropian dhe për këtë duhen perspektiva të mëdha”, ka thënë Nehammer.

Sipas tij, procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE duhet të përshpejtohet. “Edhe kryeministri e përmendi që Austria të jetë urë lidhëse me BE-në. Kemi zhvilluar biseda të mira se si mund të përshpejtojmë procesin, prandaj do të jetë e rëndësishme për ne që edhe Republikën Federale të Gjermanisë ta përfshijmë, sepse edhe ata janë miq të Kosovës që ta përshpejtojmë anëtarësimin në BE. Besoj që bashkë do t’ia dalim, sepse për Austrinë Ballkani Perëndimor është një pikë  gjeostrategjike dhe gjeopolitike”, ka thënë Nehammer.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga kancelari austriak mbështetjen për liberalizim të vizave.

“Nga kancelari kërkova që Austria të shtyjë përpara vendimin për liberalizim të vizave në Këshillin Evropian, pasi ky është vendim i vonuar që po i dëmton qytetarët, bizneset dhe ekonominë e Kosovës. Kosova duhet të përfitojë më shumë fonde nga BE-ja. Fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së”, ka deklaruar Kurti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result