ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 58 minutes ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 59 minutes ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 1 hour ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 7 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Plas te Juventus, Dybala dhe Allegri përplasen ndërmjet tyre. Trajneri i ashpër: “Pikërisht ti Dybala…”

albnews by albnews
19 March, 2022
in Show - Biz
0
Plas te Juventus, Dybala dhe Allegri përplasen ndërmjet tyre. Trajneri i ashpër: “Pikërisht ti Dybala…”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Raporti ndërmjet Juves dhe Paulo Dybala ka qenë shpesh me ulje-ngritje të forta. Takimi i radhës ndërmjet palëve, në program për tu zhvilluar të hënën, ku temë diskutimi mbetet rinovimi i kontratës, vjen në një moment jo të përshtatshëm, vjen pas një eliminimi të turpshëm në 1/8 e Champions.

RelatedPosts

Studimi/ Nivelet e ulëta të vitaminës B12 çojnë në atrofi cerebrale 

Shkalla e krimeve të rënda të kryera nga të huajt zbulohet – ‘e turpshme’

Fituesja venezueliane e Çmimit Nobel i thotë BBC-së se i njeh ‘rreziqet’ e udhëtimit në Oslo pas muajsh të tërë fshehjeje (video intervista)

Si të mos mjaftojë kjo, një ditë më parë, në dhomat e zhveshjes të “Zonjës së Vjetër”, ka pasur një përplasje verbale, shumë e fuqishme, ndërmjet Dybala dhe trajnerit Allegrit. Kjo përplasje e bën edhe më të zymtë të ardhmen e Dybala pasi bëhet fjalë për mentorin e tij, Allegri ka qenë gjithnjë mbështetja më e madhe për Dybala.

Por çfarë ndodhi ndërmjet tyre? Dybala dhe Cuadrado shkuan tek Allegri për ti kërkuar atij planin e punës për sfidën e së dielës kundër Salernitana. Me shumë mundësi, ekipi do të qëndrojë i grumbulluar në Continassa. Dybala dhe një pjesë e mirë e lojtarëve latin kërkonin ndonjë orë më shumë pushim, dhe për t’ia kërkuar këtë gjë trajnerit shkoi pikërisht Dybala, në rolin e zëvendës kapitenit.

Allegri nuk e ka pritur mirë këtë kërkesë dhe në këto momente trajneri ka shpërthyer ndaj Dybala duke iu drejtuar me fjalët: “Pikërisht ti Paulo më bën një kërkesë të tillë?” Kjo kërkesë i ka tingëlluar keq, pikërisht nga lojtari që Allegri kishte më shumë besim, për me tepër kur Allegri u rikthye në Torino e vendosi Dybala në qendër të projektit.

Çfarë pritet të ndodh tani? Sigurisht gjëra të tilla ndodhin shpesh në futboll, aq më tepër në dhomat e zhveshjes, por kjo përplasje e Dybala me trajnerin largon edhe më shumë argjentinasin nga Torino, në një kohë kur drejtuesve të klubit i ka ardhur në “majë të hundës” çështja e rinovimit, kërkesat e tepruara të Dybalës dhe loja që po bëjnë agjentët e tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result