ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield 48 minutes ago
Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor 50 minutes ago
Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i 52 minutes ago
Sulmi ndaj forcave izraelite-SHBA: Po punojmë intensivisht të rikthejmë qetësinë në Rripin e Gazës 58 minutes ago
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy bëhet gati të shkojë në burg 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Tregu vdiq. Të rrojë qeveria

albnews by albnews
7 April, 2022
in Albania, Opinion
0
Tregu vdiq. Të rrojë qeveria
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Klodian Tomorri

RelatedPosts

“Komplot i koordinuar”, Pacolli: Nuk jam gati për lëshime për atë që është e imja

Hyn në fuqi Udhëzimi i ri për “Paketën e Maleve”, rregulla të detajuara për zonat prioritare të zhvillimit dhe roli i kryetarëve të bashkive

BE-ja mbështet Reformën Zgjedhore dhe Digjitale në Shqipëri, Gonzato: Themelore për integrimin e Shqipërisë në BE

Nderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shkalle te gjere perben goditjen me te rende te ekonomise se tregut ne 30 vitet e Shqiperise postkomuniste. Kur qeveria fillon t’u imponoje agjenteve ekonomike vullnetin e saj me dhune, tregu i lire ka marre fund.

Ne aspektin politik, kjo eshte forma me e rende e shtypjes se nje shoqerie. Madje me e rende edhe se sa vet kufizimi i lirive politike. Ndaj regjimet diktatoriale nuk pajtohen asnjehere me pronen dhe lirine ekonomike. Kjo eshte arsyeja se pse ne shekullin e kaluar u shpiken kolkozet, kooperativat, kulaket dhe tregtaret gjakpires.

Por a eshte Edi Rama nje diktator? Pergjigja eshte jo. Edi Rama eshte nje populist pragmatist, qe per te shpetuar karrigen e tij eshte i gatshem te shkelmoje cdo parim.

Kontrolli i dhunshem i cmimeve permes bordeve te ngjashme me frontin e dikurshem demokratik ka dy qellime ne kalkulimet politike te qeverise. E para t’i tregoje popullit se shkaktari i krizes nuk eshte qeveria, por “tregtaret gjakpiresa”, qe po abuzojne me cmimet. Ndersa arsyeja e dyte eshte ndertimi i propagandes se qeveria eshte ne sherbim te popullit. Pra nje mase e supozuar ekonomike, qe ka vetem qellime politike.

Nje pjese e madhe e publikut ndoshta edhe mund te kenaqet kur qeveria u shtyp koken “kulakeve gjakpiresa.” Por ata duhet t’i bejne vetes pyetjen, kush eshte shkaku i varferise dhe gjendjes ekonomike te shqiptareve? Ashtu si Milton Friedman tha dikur; “njerezit duan qe qeveria te nderhyje per te mbrojtur konsumatoret, por problemi me urgjent eshte mbrojtja e konsumatoreve nga qeveria.” Dhe tani konsumatoret shqiptare kane me te vertete nevoje per dike qe t’i mbroje nga qeveria e tyre. Pse?

Se pari, kontrolli i dhunshem i cmimeve do ta rendoje barren e kostos mbi qytetaret shqiptare. Sot qeveria po u dikton tregtareve te karburanteve qe te shesin nen kosto. Nje dite me pare cmimi i zhdoganimit te naftes ne depo ishte 214 leke per liter. Qeveria po i detyron tregtaret qe ta shesin me 203 leke. Ky eshte dumping dhe eshte shume me i keq se abuzimi. Cfare do te ndodhe nese kjo marrezi zgjat?

Shume nga tregtaret do te mbyllin qepenet sepse askush nuk mund te punoje me humbje. Paralajmerimi i kryeministrit qe ne treg mund te mos kete nafte, ne fakt eshte profeci vetepermbushese, qe vjen nga politikat e mbrapshta te qeverise.  E njejta gje mund te ndodhe edhe me cmimet e artikujve te tjere te konsumit te perditshem, kur bordet te fillojne te caktojne cmimin e miellit, sheqerit, vajit etj.

Se dyti, nese qeveria imponon shitje nen kosto apo me marzhe minimale, ne treg do te mbijetoje vetem me i forti, ndersa te gjithe te tjeret do te dalin jashte loje. Pra do te kemi nje ekonomi qe te jete me e monopolizuar. Ne tregun e karburanteve, kete fuqi per te mbijetuar e ka vetem Kastrati, ndersa ne retail vetem Samir Mane.  Kjo eshte arsyeja se pse dumpingu eshte i ndaluar me ligj.

Ne fund, ka dhe dicka tjeter po kaq shqetesuese. Ne nje vend normal, kontrolli i cmimeve as nuk do te cohej neper mend. Por ne Shqiperi po ndodh. Dhe arsyeja se pse eshte e thjeshte. Shqiperia nuk ka nje komunitet sipermarresish te lire, por nje grup biznesmenesh te shnderruar ne vasal te qeverise. Kjo eshte e rrezikshme per te gjithe. 

Ne kete pike habia me e madhe eshte heshtja e opozites. Tregu i lire eshte arsyeja e ekzistences se Partise Demokratike. Por PD po hesht teksa qeveria po e perdhunon tregun. Ndoshta edhe kjo per arsye populiste nga frika se mos kundershtimi i saj mund te merret si mbeshtetje per ata qe tashme quhen oligarke. Por parimet jane me te shtrenjta se votat. Dhe Sali Berisha duhet ta dije kete me mire se te gjithe. Ndaj teksa shohim tregun qe vdes, na mbetet vetem te themi: Tregu vdiq. Te rroje qeveria.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield

Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield

19 October, 2025
Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

19 October, 2025
Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i

Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i

19 October, 2025
Sulmi ndaj forcave izraelite-SHBA: Po punojmë intensivisht të rikthejmë qetësinë në Rripin e Gazës

Sulmi ndaj forcave izraelite-SHBA: Po punojmë intensivisht të rikthejmë qetësinë në Rripin e Gazës

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result