Manchester City ka triumfuar 4-1 ndaj Southamptonit në kuadër të çerekfianles së FA Cup, për të siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale.
Pas vetëm 12 minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Raheem Sterling, me Gabriel Jesus që ishte asistuesi.
Por, The Saints i barazuan shifrat në 1-1 falë një auto-goli nga Aymeric Laporte (45+2), me çka edhe përfundoi pjesa e parë.
Në të dytë, Citizens ishin të frikshëm, pasi edhe tre gola të tjerë.
Rikthimi i epërsisë ndodhi në minutën e 61-të, kur miqtë fituan një penallti dhe atë në gol e konvertoi Kevin de Bruyne.
Radha për gol i erdhi edhe Phil Fodenit që ia doli të shënonte për 3-1 në një mënyrë tejet fantastike.
Pas vetëm tre minutash nga goli i tretë, Riyad Mahrez pranoi një asistim nga Ilkay Gundogan, për të realizuar për 4-1.
City pritet që shumë shpejtë të mësojë emrin e kundërshtarit për gjysmëfinale, të cilin do ua sjellin në kohë reale.