Kievi ndodhet nën sulmet ajrore dhe granatimet ruse, ku gjatë mbrëmjes së kaluar ishte sërish objektiv i bombardimit.
Edhe kësaj radhe rusët nuk kanë zgjedhur caqet – pra goditën një qendër tregtare e cila u bë shkrumb e hi nga shpërthimi i fuqishëm, që erdhi si pasojë e raketa që ranë mbi të, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur raketat godasin qendrën tregtare në kryeqytetin e Ukrainës, dhe më pas i tërë qielli shndritet nga shpërthimi i fuqishëm.
Megjithatë, ukrainasit nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, madje po e luftojnë fuqishëm ushtrinë e Vladimir Putinit, i cili vazhdimisht po hedh bomba mbi civilë.