Ish-presidenti ukrainas, kryeministrit britanik: Mos e krahaso rezistencën tonë me BREXIT-in

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka reaguar sot pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson e ka krahasuar më parë agresionin në Ukrainë dhe BREXIT-in.

 “Sa britanikë vdiqën për shkak të BREXIT? Asnjë. Unë do t’i kërkoja Johnson të mos e krahasonte rezistencën ukrainase me BREXIT”, tha Poroshenko.

Sipas gazetës londineze, Johnson më parë shkaktoi pakënaqësi të madhe në mesin e liderëve politikë në Evropë dhe zemërim të kundërshtarëve politikë në vendlindjen e tij, pasi krahasoi rezistencën e popullit ukrainas me sulmin rus me vendimin e Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Theksojmë se britanikët pas një referendumi janë larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020.

Mbretëria e Bashkuar është i vetmi vend sovran që është larguar nga BE-ja. Mbretëria e Bashkuar ishte anëtar i unionit që nga 1 janari i vitit 1973.

Share This Article