Conor McGregor arrestohet për drejtim të rrezikshëm të Bentleyt të tij super luksoz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas raportimeve të mediave britanike, Conor McGregor është arrestuar për vozitje të rrezikshme me Bentleyn e tij që vlen mbi 150 mijë euro në një autostradë në Dublin.

Ylli irlandez i MMA, tani 33 vjeç, mësohet se është ndalur nga Policia, kur udhëtonte nga Lucan drejt Palmerstoën mbrëmë.

Supermakina e tij u sekuestrua, por që ai pasi u mbajt në polici u lirua, shkruan Irish Independent.

 “Policia arrestoi një burrë rreth të 30-ave në lidhje me një incident të drejtimit të rrezikshme në zonën e Palmerstown mbrëmjen e djeshme, të martën 22 mars 2022”.

 “Ai është liruar në pritje të paraqitjes para Gjykatës së Qarkut Blanchardstoën në një datë të mëvonshme”, thuhet në njoftim.

Share This Article