Futbollistët ukrainas nuk mund të regjistrohen në Serie A. Është ky vendimi i fundit që Federata Italiane ka marrë për lojtarët profesionist nga Ukraina.
Në një kohë kur e gjithë bota po solidarizohet me Ukrainën për luftën që po përjeton ky vend nga ushtria ruse, Italia ka dalë kundër rrymës me vendimin e fundit të FIFA dhe UEFA.
Dy qeveritë e futbollit pak ditë më parë lejuar skuadrat në të gjithë botën që për shkak të situatës së krijuar, të mund të regjistrojnë jashtë sezonit të merkatos, të gjithë lojtarët profesionistë ukrainas të cilët janë larguar nga zona e luftës apo kanë prishur kontratat me klubet ruse.
Por pavarësisht se shumë vende u solidarizuan për t’i dalë përkrah Ukrainës, Federata Italiane ka vendosur të mos e pranojë këtë rregull dhe mos të lejojë regjistrimin e asnjë lojtari në këtë moment të sezonit.