ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse 5 hours ago
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk) 5 hours ago
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur 6 hours ago
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës 6 hours ago
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Stoltenberg: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të ndryshonte rrënjësisht konfliktin

albnews by albnews
24 March, 2022
in Bota
0
Stoltenberg: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të ndryshonte rrënjësisht konfliktin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të “ndryshonte rrënjësisht natyrën e konfliktit”.

Duke folur me gazetarët në rrugën për në samitin e jashtëzakonshëm të liderëve të NATO-s, Stoltenberg tha se kjo do të nënkuptonte një “katastrofë për popullin e Ukrainës” dhe do të përfshinte “pasoja të gjera dhe të rënda” për aleatët e NATO-s nëse Rusia do të vendoste armë kimike në luftë.

RelatedPosts

U zhduk 13 vite më parë, gjendet i braktisur avioni Boeing 737-200

Cilat shtete preken nga vendimi i Trump? SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

Stoltenberg nuk pranoi të “spekulojë” për përgjigjen konkrete të NATO-s në rast të përhapjes së një sulmi kimik në vendet e NATO-s, por garantoi se “NATO është gjithmonë e gatshme të mbrohet dhe të reagojë ndaj çdo lloj sulmi”.

Ai njoftoi se krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s sot në samit do të trajtojnë “krizën serioze të sigurisë”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, po ashtu do të bashkohet përmes video-lidhjes në një pjesë të diskutimit.

Liderët pritet të miratojnë mbështetje shtesë për Ukrainën, përfshirë ndihmën për sigurinë kibernetike si dhe pajisje mbrojtëse kundër kërcënimeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Krerët e shteteve dhe qeverive po ashtu do t’u japin mandat komandantëve ushtarak që të zhvillojnë plane për rivendosjen e pozicionit mbrojtës dhe parandalues të aleancës në afat të gjatë.

Si hap i parë i këtij procesi, Stoltenberg tha se NATO do të vendosë katër grupe të reja beteje në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

Lufta Rusi-Ukrainë, që filloi më 24 shkurt, është përballur me dënime ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian (BE), SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndër të tjera, që po zbatojnë sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 977 civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë, si dhe rreth 1.600 të tjerë janë plagosur. Megjithatë, OKB-ja ka paralajmëruar se numri i saktë duket se është shumë më i lartë pasi ajo nuk ka qenë në gjendje të ketë qasje në zonat me armiqësi të shtuara.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 3.6 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

28 November, 2025
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

28 November, 2025
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

28 November, 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result