Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka pranuar atë që të gjithë e menduan pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Ai po mendon të rikthehet. Madje sipas Bardhit (që është krenar për bashkëpunimin me Bashën) ai ka nisur takimet në bazë, nëpër fshatra.
“Nuk e shikoj që misioni i tij të ketë marrë fund. Basha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD dhe ka për të dhënën akoma. Akti i tij ishte për të ndihmuar PD-në. Ne gjendjen ku është PD, tërheqja e tij duke marrë me vete edhe Berishën është një zgjidhje për PD-në.
Akti që ka ndërmarrë ai në situatën e krijuar është zgjidhja më e mirë për PD-në. Dua t’a falënderoj që ai kapërceu vetveten dhe interesin e tij duke menduar interesin e demokratëve. Jam krenar që kam qenë dhe vazhdoj të jem një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.
Ai na tregoi se betejën e bërë gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishte bërë për karrigen e kryetarit. Kam pasur kontakt, kishim një telefonatë pasi Basha kishte zhvilluar një takim me disa demokratë në fshat. E mora vesh dhe e telefonova për ta pyetur për këtë gjë. Ishte telefonatë jashtë zhvillimeve aktuale në Partinë Demokratike” – tha Bardhi në një intervistë në News 24.