Bushati: BE duhet të tregojë udhëheqje dhe guxim në Ballkan

albnews
By
1 Min Read

Në prag të përgjigjes për hapjen ose jo të negociatave për integrimin e Shqipërisë, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka dërguar një mesazh Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Bushati thotë se BE duhet të tregojë guxim dhe këmbëngulje në Ballkan, në mënyrë që të përfundojë bashkimin e kontinentit.

“Bashkimi Evropian duhet të tregojë guxim, udhëheqje dhe këmbëngulje në Ballkan, për të përfunduar bashkimin e kontinentit. Me zgjerimin e Ballkanit, BE kthehet në vlerën origjinale, e cila po bën paqe aty ku pati luftë”, shkruan Bushati.

Share This Article