Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Forumin e Dohas në Katar.
Osmani ka publikuar një fotografi nga hapja e ceremonisë, teksa ka shkruar se është e lumtur që po merr pjesë në Forumin e Dohas.
“E lumtur të marr pjesë në Ceremoninë Hapëse të edicionit të 20-të të Forumit të Dohas. Në këtë kohë sfiduese për botën, dialogu, diplomacia dhe diversiteti janë më të rëndësishme se kurrë. Pres me padurim të takohem me liderët e tjerë dhe të marr pjesë në diskutimet gjatë forumit”, ka shkruar presidentja në Twitter.
Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, me ftesë të të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetin e Katarit, ku do të pritet në takime nga zyrtarë të lartë të shtetit, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, krahas udhëheqësve e përfaqësuesve të vendeve të tjera të botës.