Shqipëria humb sfidën ndaj Spanjës me rezultatin 2-1, por është protagoniste e një ndeshje të mirë ndaj gjigantëve të futbollit botëror.
Pas një pjese të parë ku spanjollët dominuan qartësisht mesfushën, por ku kuqezinjtë u treguan të vëmendshëm.
Minutat e para flasin vetëm për “La Roja”, me tanët që nuk arrijnë të dalin nga gjysmëfusha përkatëse, por me kalimin e minutave kuqezinjtë marrin kurajë, dhe në minutat e fundit kanë rastin më të pastër të kësaj pjese, me një aksion të bukur të Brojës që tregon talentin e tij, por pasimi i tij mungon kokën e Cikalleshit për pak centimetra, duke shmangur një gol të sigurt.
Në pjesën e dytë, Shqipëria duket më e çliruar, dhe aksi Balliu Broja më aktiv. Por në minutën e 75 një gabim i mbrojtjes dërgon në rrjetë talentin Ferran Torres.
Shqipëria ka meritën të mos cedojë, madje gjen barazimin e papritur falë Myrto Uzunit, që hyri në pjesën e dytë dhe përfiton nga një gabim. Një gol historik për beratasin, në kampionatin ku është transferuar së fundmi.
Por atëherë kur loja po shkonte drejt një barazimi historik, ishte një goditje mjeshtërore të Dani Olmo në minutën e 90 që i jep fitoren “La Roja”, edhe pse ka dyshime për pozicionin që çon në gol.
Gjithsesi, gëzimi i madh i trajnerit spanjoll Luis Enrique mund të cilësohet si një medalje për djemtë e Rejas, shenjë që mund të jemi dinjitoz edhe me kategorinë parë të këtij sporti.