ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur 23 minutes ago
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës 26 minutes ago
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane 29 minutes ago
Turi i Papës së parë amerikan në Lindjen e Mesme në objektivin e lenteve të fotografëve (fotot) 31 minutes ago
Kosovë, 28 Nëntori do të jetë ditë pushimi për administratën publike 34 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

“Është më i frikshëm se El Chapo”, legjenda e DEA-s: Bosi i kartelit mund të mos arrestohet kurrë

albnews by albnews
28 March, 2022
in Bota
0
“Është më i frikshëm se El Chapo”, legjenda e DEA-s: Bosi i kartelit mund të mos arrestohet kurrë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Është një prej bosëve më të fuqishëm të momentit në botën e nëndheshme meksikane. Por edhe pse është më brutal dhe i pamëshirshëm sesa El Chapo, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur ndryshe si El Mencho, mund të mos përfundojë kurrë para drejtësisë.

RelatedPosts

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane

Në një intervistë për “The Sun”, Mike Vigil, ish-shefi i DEA-s amerikane, e cila prej dekadash tashmë është vënë në gjueti të bosëve të karteleve meksikane të drogës, thotë se El Mencho tashmë ka shumë më tepër pushtet sesa kishte El Chapo. Ai ka një ushtri të armatosur “deri në dhëmbë” për të mbrojtur perandorinë e tij me vlerë 1 miliardë dollarë, thotë Vigil.

 “Do ta përshkruaja si një njeri tej mase të dhunshëm, shumë dinak, por jo fanatik si pjesa më e madhe e trafikantëve të drogës”, thotë Vigil.

Aktet e dhunës që anëtarët e kartelit të tij, të quajtur Jalisco Nueva Generacion, janë krahasuar me ato të ISIS në Lindjen e Mesme. Rrëfimet për sulme të tipit terrorist, apo për tortura çnjerëzore që i bëhen rivalëve, duke u shkulur zemrën, hedhur në acid, apo duke i varë në mes të qytetit, kanë shërbyer për të rritur reputacionin e El Mencho-s.

Shpesh, ushtria e tij private ka sfiduar edhe ushtrinë e mirëarmatosur meksikane. Ai është krimineli më i kërkuar nga DEA, e cila ofron 10 milionë dollarë shpërblim për këdo që ndihmon në kapjen e tij.

Vigil e ka vëzhguar nga afër El Mencho-n dhe kartelin e tij. “Është vdekjeprurës si një gjarpër me zile dhe shumë më vrastar se El Chapo”, thotë ai. “Ai është shumë ndryshe nga El Chapo, nuk vrapon pas femrave dhe luksit, por investon shumë para në krijimin e forcave paraushtarake të cilat lëvizin me mjete të blinduara. Shumë trafikantë investojnë në qendra tregtare, ferma, bizhuteri dhe pasuri të patundshme. Por El Mencho investon te njerëzit e tij dhe vetëm sa i shton radhët e kartelit Jalisco Nueva Generacion”.

Ai beson se një person i tillë kaq paranojak, vështirë se do të arrestohet ndonjëherë. “Mbrohet shumë dhe nuk shoh ndonjë shpresë për kapjen e tij tani shpejt. Ai qëndron maksimalisht 2 netë në të njëjtin vend dhe lëviz i rrethuar me një shpurë të madhe dhe pajisur me armatime të rënda. Për më tepër lëviz nëpër male dhe kjo e vështirëson shumë punën për arrestimin e tij. El Chapo nisi të bënte gabime, njëri prej tyre ishin femrat. Kjo solli edhe arrestimin e tij. Ndërsa El Mencho nuk i ka këto fiksime, është tepër i dhënë pas bashkëshortes. Tregon gjithmonë shumë kujdes”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

28 November, 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

28 November, 2025
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane

U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane

28 November, 2025
Turi i Papës së parë amerikan në Lindjen e Mesme në objektivin e lenteve të fotografëve (fotot)

Turi i Papës së parë amerikan në Lindjen e Mesme në objektivin e lenteve të fotografëve (fotot)

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result