Për disa ditë çmimi i naftës dhe derivateve të saj filloi të pësonte rënie. Por nuk shkoi gjatë e ai përsëri mori hov rritjeje.
Këtë të mërkurë çmimi i naftës po shitet me çmim prej 1.69 euro, shkruan Gazeta Infokus.
Por çmimet e naftës dhe derivateve të saj nuk pësuan ngritje në tregjet ndërkombëtare. Përkundrazi ato u ulen.
Raundi i ri i bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, i ndërmjetësuar nga Turqia, që ka nisur në Stamboll ka bërë që stabilizohen tregjet botërore.
Aktualisht një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 106 dollarë një rënie prej 6 dollarësh vetëm brenda një dite.
Kurse nafta e papërpunuar WTI po tregtohet në nivelin e 100 dollarëve.
Pavarësisht kësaj naftëtarët kosovarë arsyetohen se çmimi në Kosovë vendosët në bazë të bursës ndërkombëtare.
Madje nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të ketë stabilitet të çmimeve derisa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë.
Kujtojmë se çmimi më i lartë i naftës në Kosovë disa javë më parë shkoi deri në 1.8 euro.
Kurse, pas kësaj rritje të çmimeve të karburanteve, Qeveria pati marrë vendim që t’i subvencionojë çmimet e naftës për bujqit deri 5 milionë euro pse 0.36 cent për litër Ndryshe, agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës ka hasur në zemërim ndërkombëtar, me BE, SHBA dhe Britani të Madhe, ndër të tjera, duke zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.