Teksa foli pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste këtë të mërkurë, kryeministri Rama u pyet për përgjegjësitë e tij për akuzat apo arrestimet që janë bërë ndaj ministrave apo deputetëve socialistë gjatë qeverisjes së tij.
Rama u shpreh se përgjegjësia është personale, ndërsa theksoi se për meritë të kësaj qeverie nuk ka më mburoja në rrugën e drejtësisë.
“Për meritë të kësaj partie, kësaj qeverie, kemi arritur në pikën ku nuk ka mburoja në rrugën e drejtësisë.
“Unë nuk jam as prokuror dhe as gjykatës. Këtë e bëjnë shumë në parlament, në media apo në rrugë, unë di të them se sot është një Shqipëri tjetër. Nuk duhet të çuditet askush që cilidoqoftë nga shumica, nga pakica të kërkohet nga drejtësia dhe të përgjigjet para drejtësisë. Unë nuk i komentoj vendimet që merr SPAKU sepse qëndron misioni që kjo rrugë duhet të vazhdojë përpara”, tha Rama.