ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq 39 minutes ago
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit! 54 minutes ago
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  59 minutes ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 1 hour ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

PD: Prokuroria të nisë hetimet për nënkryetarin e bashkisë Tiranë, pushimet ia pagoi Fusha

albnews by albnews
3 September, 2019
in Albania
0
PD: Prokuroria të nisë hetimet për nënkryetarin e bashkisë Tiranë, pushimet ia pagoi Fusha
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike ka denoncuar sërish  rastin e bujshëm ku një biznesmen i njohur i ka paguar pushime luksi njërit prej zyrtarëve më të lartë të bashkisë së Tiranës, nënkryetarit Arbjan Mazniku.

Përmes zëdhënëseses, PD ka denoncuar sërish skandalin duke u shprehur se paratë e kompanisë Fusha në fakt janë ato që kanë ardhur nga taksapaguesit shqiptarë, pasi kjo kompani ka marrë një sasi të lartë të tenderave që bashkia ka kryer dhe jo vetëm në Tiranë.

RelatedPosts

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi Kuvendit

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

DEKLARATA E PD

Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë pranuar shkeljen e ligjit, kur kanë pohuar për Zërin e Amerikës se Shkëlqim Fusha, pronari dhe administratori i Fusha shpk ka paguar hotelin 908 euro nata për nënkryetarin Mazniku.

Justifikimi ishte se kështu nuk po harxhonin paratë e taksapaguesve të Tiranës. Por paratë e Fusha shpk në origjinë jane paratë e qytetarëve, taksapaguesve të Tiranës. 

Janë të taksapaguesve sepse oligarku Fusha, nga taksat i ka marrë milionat. Aq shumë ka marrë, sa ja mban xhepi të bëjë shpenzime luksi për zyrtarët e Veliajt

I ka marrë nga paratë e qytetarëve të Tiranës, sepse ata e mbushin buxhetin e bashkisë, me faturat e rritura të Ujit, me tatimet dhe me taksat e reja që janë shtuar çdo vit. Paratë e banorëve të Tiranës shkojnë në buxhetin e bashkisë, dhe nga aty i merr Fusha Shpk.  

I merr pa garë, i merr me ofertën me çmim më të lartë, i merr me shumicë duke i qepur edhe ligje speciale dhe me kritere preferenciale. 


Shembulli më i madh i vjedhjes me oligarkët, është pikërisht favorizimi që bashkia e Erjon Veliajt i ka bërë që prej vitit 2015, kompanisë Fusha shpk, e cila rezulton përfituesja më e madhe e pasurive publike. 

Gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tendera vlera e fondit limit ështe thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës. Nga këto para burojnë shpenzimet e luksit për Maznikun e bashkisë.
Prokuroria e Tiranës ende nuk ka nisur hetimet për Maznikun, i cili duke pranuar dhuratën e oligarkut që fiton tenderat në bashkinë Tiranë ka shkelur njëkohësisht disa ligje. 

Prokuroria duhet të hetojë për lidhjen mes pagesave private per Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e këtyre tenderave. Një subjekt në tender që paguan zyrtarin e institucionit klasifikohet si korrupsion, ushtrimi ndikimi, konflikt interesi. 

Gjithashtu në zbatim te ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funkisioneve publike”  është e ndaluar rreptësisht që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat .   

Arbjan Mazniku ka shkelur detyrimin ligjor për deklarimin e kësaj dhurate pranë ILDKPI në formularin periodik vjetor të interesave private siç përcaktohet në faqen 8 të formularit. 

Veliaj hesht, sepse ky është modeli i qeverisjes së tij. Vidh me oligarkët dhe pasurohu me ta, shpenzo per luks paratë e taksapaguesve. Është koha që ky model, këto skandale të padëgjuar në vende që duan të hyjnë në BE, të marrin fund.

Për këtë ka vetëm një rrugë: Të largojmë bandën e Edi Ramës me Veliajt dhe Maznikët e tij që pushtetin e kanë shndërruar në një sistem grabitje e vjedhje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

19 September, 2025
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

19 September, 2025
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result