Të enjten e 31 marsit, Christopher Hill nisi punën e ambasadorit të SHBA-së në Serbi.
Diplomati amerikan i dorëzoi kredencialet te Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç e vlerësoi punën e Hillit si diplomat dhe tha se do të shohë si t’i tejkalojnë diferencat, sidomos për Kosovën.
Por, policia e shtetit që e përfaqëson Vuçiçi, 23 vjet më parë e kishte gjuajtur me armë Hill-in si i dërguar i SHBA-së për Ballkanin.