Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se 23 vjet më parë Gjakova ka përjetuar tmerrin e barbarisë serbe.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar familjet që u shuan 23 vite më parë.
Postimi i tij:
Njëzetetre vjet më parë Gjakova përjetoi tmerrin e barbarisë serbe.
Sot me përulje të thellë, kujtojmë martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona. Kujtojmë me dhembje jetët dhe familjet që u shuan, Vejsa, Hoxha, Caka, Gashi, Nuqi, Cana, Guci, Kurti, Kavaja, Gërçari, Dylatahu, Qarkaxhiu, Bërdoniqi, Tetrica, Haxhia dhe Demjaha.
Barbarët nuk kursyen as foshnjet, as pleqtë. Liria erdhi me çmimin e gjakut të tyre. Ta ruajmë e ta çmojmë, bashkë me kujtimin për të rënët.