Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për mos-lejimin e votimit të mbi 6 mijë shqiptarëve në Serbi.
Kjo sipas presidentes, është fushatë e qëllimshme e Serbisë ndaj shqiptarëve atje.
Osmani bëri thirrje komunitetit ndërkombtarë që ta denojë këtë gjë.
“Sipas raportimeve, 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, shkroi Osmani në Twitter.
Për ndalimin e votimit të shqiptarëve në Serbi, ka reaguar edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon.
Ajo ka kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.
Von Cramon u përgjigj kështu ndaj ankesës së Teuta Fazliut, e cila ka bërë të ditur në Tëitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve ndonëse është nga Bujanovci.
“Ju lutemi sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, ka shkruar Von Cramon.
Ndryshe, në zgjedhjet e Serbisë të drejtë vote kanë pasur 6.5 milionë votues./