Yuri Kim takon Alibeajn si kryetar te PD: Të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi një takim me ushtruesin e detyrës së kreut të PD, Enkelejd Alibeaj.

Diplomatja amerikane vlerësoi bashkëpunimin mes SHBA dhe PD duke shtuar se ai duhet të vazhdojë duke parë përpara dhe jo mbrapa.

“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike dhe kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë e të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësuam këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD. SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa”, shkruan Kim.

Share This Article