ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet 10 hours ago
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump 11 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 11 hours ago
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza 11 hours ago
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Disa pyetje për “krizën” e radhës…

albnews by albnews
7 April, 2022
in Albania, Opinion
0
Basha premton bursë shqiptare të energjisë që është krijuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Lutfi Dervishi

Paralel me lajmi se nesër kthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin, sot diskutohet lajmi se dy anije do të ankorohen në Vlorë të cilët do të prodhojnë energji duke rritur kështu prodhimin energjitik në vend. wowww!

RelatedPosts

“Komplot i koordinuar”, Pacolli: Nuk jam gati për lëshime për atë që është e imja

Hyn në fuqi Udhëzimi i ri për “Paketën e Maleve”, rregulla të detajuara për zonat prioritare të zhvillimit dhe roli i kryetarëve të bashkive

BE-ja mbështet Reformën Zgjedhore dhe Digjitale në Shqipëri, Gonzato: Themelore për integrimin e Shqipërisë në BE

Disa pyetje?

Çfarë është kjo marrëveshje?

Kush janë palët nënshkruese? 

Kur do të mbërrijnë anijet në gjirin e Vlorës?

Sa energji do të prodhojnë?

Për sa kohë?

Me çfarë kostoje del energjia?

Kush do të paguajë për këtë energji?

A ka patur më parë (në vite) oferta për anije që prodhojnë energji me naftë? 

A ka ndonjë konsideratë për ndotjen?

Mungesa e transparencës për të dhënë përgjigje për pyetje të thjeshta dhe paraqitja e këtij aksioni si shpëtim përballë krizës që “ka kapur gjithë planetin” ngre dyshime për rrugën e ndjekur në përballimin e krizës së radhës.

Shqipëria prodhon energjinë 99.99% nga uji. Diversifikimi i energjisë është debat të paktën 20 vjeçar. Për një ditë të zezë u ngrit TEC i Vlorës. Më tej u fol se nuk do të punojë më me nafta, por do të punoj me gaz. Përveç 100 milionë dollarë që ka marrë ndërtimi, janë dhe dhjetëra milionë dollarë të tjerë të shpenzuar për mirëmbatjen, pa prodhuar asnjë kilovat orë energji.

Kriza energjitike, si çdo krizë tjetër, nuk zgjidhet sot me nesër. Kriza zgjidhet me politika dhe rezultatet e politikave në energji duan kohë. Prandaj e kemi qeverinë, që të mendojë, të bëj strategji, të planifikojë, të vendosë cili është prioriteti për të investuar. Druaj se po bëhet e modës që për çdo problem zgjidhjen ta kërkojmë te aksioni.

Shqipëria prodhon 99% të energjisë me ujë, Kosova 99% të energjisë nga qymyri. U bë legjendë historia e ndërlidhjes së sistemit energjitik dhe këmbimi energjisë. Kur kemi mundësi mund të “depozitojmë” në Kosovë dhe anasjelltas.

Një vend që ka ujë me bollëk dhe ujë të bekuar që prodhon energji, një vend me 300 ditë me diell, një vend ku kalon tashmë edhe TAP, nuk ka arsye të shpallë alarme dhe panik.

Sot qeveria mburret se do të mbajmë të pandryshuar çmimin – a thua se ka qenë opozita që ka kërcënuar që mund të rritet çmimi energjisë për qytetarët.

Nga mëngjesi deri në darkë fjalët kyçe që dalin nga goja e qeveritarëve janë: luftë, krizë, sfidë, vështirësi, rritje çmimesh. Në fakt këto fjalë mund t’i përdorte opozita e cila sot flet për “paqe”, bashkim, zgjidhje, ulje çmimesh etj. Kur flasim për energji, duhet të kemi parasysh se përveç energjisë, njerëzit kanë nevojë edhe për energji pozitive! Ndryshe kthehemi dekada pas, kur jeta ishte luftë me të gjithë armiqtë e Shqipërisë. Tani duket se jeta është luftë me çdo krizë që kalon në planet. Për më tepër tashmë kemi një përvojë tejet të hidhur me situatat kur shpallim emergjencë dhe nxitojmë për zgjidhje siç është rasti i Incineratorëve.

Nëse do të kishte mirëadministrim nuk do të katandiseshim këto ditë  si personazhet e Kadaresë te “Kështjella” që zgjidhjen e presin nga “daullet e shiut”. Nëse do të liberalizonim tregun për prodhimin e energjisë diellore dhe  të kishte politika nxitëse për këtë burim energjie- sot do të flisnim për luftën në Ukrainë dhe jo për anije që do të prodhojnë energji në brigjet e Vlorës. Dhe gjëja që të tremb është se NUK e dimë faturën që na pret!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

19 October, 2025
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

19 October, 2025
Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave në UK

19 October, 2025
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result