Avioni luftarak që hyri fshehurazi në Rusi, Vuçiç kërkon informacion nga NATO dhe Moska

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Serbia do të dërgojë kërkesa zyrtare drejtuar Rusisë dhe NATO-s për informacion lidhur me një incident në të cilin një avion luftarak, me sa duket ai i NATO, përdori një avion civil të Air Serbia për të hyrë në hapësirën ajrore ruse

Lajmi u dha nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili premtoi se një ngjarje kaq e rëndë nuk do të qëndrojë pa u zbardhur.

“Nesër, Serbia do të kërkojë informacion shtesë nga rusët, por ne do të kërkojmë të dhëna edhe nga NATO. Do të shohim se kush është aq i zgjuar sa të rrezikojë civilët me avionët e tij luftarakë. Ndoshta ishte një aksident, por ne kemi koordinatat e sakta se ku u shfaq ku aeroplan”, tha Vuçiç.

Udhëheqësi serb lexoi një raport të një piloti serb të fluturimit Moskë-Beograd, duke thënë se një avion luftarak, me shumë mundësi i një vendi të NATO-s, po fluturonte disa qindra metra poshtë avionit civil.

“Afër kufirit ruso-letonez, kontrollorët rusë të trafikut na paralajmëruan për një aeroplan të panjohur ushtarak që lëvizte rreth avionit tonë dhe na kërkuan të kryenim identifikimin vizual të tij dhe t’u dorëzonim të dhënat. Bëhet fjalë për një F-15 Fantom Fighter ose një avion Eurofighter me ngjyrë gri. Me sa duket, një avion i NATO-s ishte në hapësirën ajrore ruse, duke fluturuar vetëm një kilometër më poshtë”, thuhet në raportin e pilotit.

Share This Article