Policia ka konfiskuar një dron në të cilin ishte lidhur një qese e mbështjellë me natriban, ku brenda kishte nëntë pako marijuanë, gjithsej 9 kilogramë.
Sipas Drejtorisë së Policisë, droni është pikasur gjatë aktivitetit të planifikuar vëzhgues në lidhje me shuarjen e krimit ndërkufitar në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe po lëvizte nga drejtimi i Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës.
“Në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të metejshme në kuadër për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë bejne te ditur mediat e vendit fqinj.