Tirana vijon e sigurt rrugën drejt titullit kampion, ndërsa këtë të diel ka fituar 0-4 ndaj Skënderbeut, me këta të fundit që duket se tashmë janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.
Fillimi i kësaj sfide nuk ishte siç pritej për “bardheblutë”, porta e të cilëve u rrezikua nga Pusi, teksa më pas kryeqytetasit morën situatën në kontroll dhe dominuan gjithë pjesën tjetër të takimit.
Goli i parë erdhi në minutën e 37’, kur Xhixha shënoi pas një asisti nga Seferi dhe u dha avantazhin miqve, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.
Teksa në fraksionin e dytë Tirana tregoi në formë shumë më të mirë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Në minutën e 62-të ishte Totre ai do të godiste portën e Ruçit, teksa në minutën e 68’, pas vetëm disa sekondave në fushën e lojës, 17-vjeçari Nikqi do të realizonte në minutën e 68’.
Teksa në minutën e 88’ Taulant Seferi do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, të cilin ishte ai vet që e fitoi.
Pas ndeshjes së javës së 27-të, Tirana qëndron në krye të renditjes me 60 pikë, teksa Skënderbeu renditet në vend të fundit me 20 pikë.