Gazeta gjermane ‘Die Welt’ ka punësuar si korrespondente gazetaren ruse Marina Ovsyannikova, e cila ndërpreu një transmetim të drejtpërdrejtë në Channel One pasi u shfaq me një poster ku shkruhej: “Ndaloni luftën, mos i besoni propagandës, ata po ju gënjejnë.”
Lajmi u konfirmua nga pronari i Die Welt, Axel Springer.
Më 14 mars, Ovsyannikova ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë në ‘Channel One’ në shenjë protestë kundër luftës në Ukrainë, menjëherë ajo u arrestua, u mor në pyetje dhe u lirua pasi u gjobit.
Asokohe Ovsyannikova tha se veprimi i saj erdhi pasi nuk i pëlqeu propaganda e qeverisë së Vladimir Putin.
“E dini, para së gjithash, dua t’u them të gjithëve: populli rus është me të vërtetë kundër luftës. Është lufta e Putinit, jo lufta e popullit rus,” i tha ajo prezantuesit George Stephanopoulos në “This Week” në ABC.