Veseli zhvillon video konferencë me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një video konferencë ndërkombëtare së bashku me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, njëherësh anëtar i partisë së Kancelares Gjermane, Angela Merkel, CDU.

Veseli i është bashkuar kësaj video konference në të cilën ishin prezentë edhe nxënës nga Gjermania dhe Republika e Kosovës, të cilët prezantuan shpikjet e tyre inovative në fushën e teknologjisë informative.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli njihet për mbështetjen e madhe që i jep sektorit të rinisë në fushën e teknologjisë informative dhe me propozim të tij është formuar Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, e cila mbështetë idetë dhe projektet e të rinjve në këtë fushë.

Share This Article