Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari sulmon kreun e PD-së, Luzlim Basha.
Vajza e Azem Hajdarit shkruan se deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë.
“Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë.
Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm”, shkruan ajo.