Gjithçka që duhet të dini për duelin Tyson Fury–Dillian Whyte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nesër zhvillohet meçi i shumëpritur në mes Tyson Fury dhe Dillian Whyte.

Tyson Fury do të rikthehet pas katër vitesh në Britaninë e Madhe, ku do të synojë të mbrojë titullin e tij të WBC në peshat e rënda kundër boksierit Dillian Whyte.

Tyson ka zhvilluar gjithsej 32 ndeshje, ku ka fituar 31 dhe ka humbur 1 (22 fitore i ka me me nokaut).

Whyte ka pasur 30 meçe, prej tyre 28 i ka fituar, ndërsa 2 ka barazuar (19 fitore të tij janë me nokaut).

Duke parë statistikat e dy boksierëve, pritet të jetë një ndeshje shumë interesante.

Cilido që do ta fitojë këtë ndeshje gjigantësh, mund të përballet me fituesin e meçit në mes Oleksandr Usyk e Anthony Joshua, ku më pas do të vendosej për kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda në boks.

Meçi i shumëpritur zhvillohet nesër (e shtunë), me fillim nga ora 23:00, në stadiumin ‘Wembley’, në Angli.

Share This Article