Miliarderi çek Radim Passer, 58 vjeç që ishte duke ‘fluturuar’ me makinën e tij ‘Bugatti’ me 417 kilometra në orë në një autostradë në Gjermani, ishte raportuar në polici për drejtim të rrezikshëm, pavarëisht se në atë pjesë të autostradës nuk kishte pasur kufizim shpejtësie.
Ai madje kishte filmuar veten duke udhëtuar me shpejtësinë marramendëse.
Sipas të dhënave të zyrës së Prokurorit në Stenndhal, ai nuk ka bërë ndonjë shkelje apo vepër penale.
Sipas zyrës së prokurorit, nuk ka asnjë arsye për t’u ngritur padi ndaj tij, dhe për këtë kanë pushuar hetimet ndaj tij.
Sipas ligjeve në fuqi dhe rregullave të trafikut në Gjermani, thuhet se mund të udhëtoni shumë më shpejt nëse shikon mjaftueshme, kushtet klimatike janë të mira dhe shoferi e zotëron mirë atë makinë.
E gjykuar nga pamjet e publikuara në internet, asnjë prej këtyre kritereve nuk ishte shkelur, kështu që miliarderi çek do të lihet i lirë.