Reagime dhe tallje të shumta pas blerjes së Twitterit nga Musk

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elon Musk bleu mbrëmë Twitterin, që edhe është pritur një lëvizje e tillë – mjaftoi ky lajm që përdoruesit e këtij rrjeti social të tallen në llogari të miliarderit amerikan.

Ai në profilin e tij në Twitter ka bërë të ditur se planifikon ta përmirësojë Twitterin me funksione të reja, dhe se ka për qëllim të respektojë lirinë e shprehjes.

Megjithatë për këtë arsye një përdorues e falënderoi që e “ka çliruar zogun e kaltër”, që sipas tij kishte qëndruar i mbyllur brenda kafazit.

Musk theksoi se madje edhe kritikët e tij më të ashpër do të qëndrojnë në Twitter për shkak të lirisë të shprehjes.

“Elon Musk shkarkon punonjësit e Twitter-it, transmetimi live”, është tallur një përdorues tjetër.

Share This Article