10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi hakerat rusë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi për shpërblimin prej 10 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e gjashtë hakerëve rusë, anëtarë të inteligjencës ushtarake ruse (GRU), të cilët “shënjestruan infrastrukturën kritike të SHBA-së përmes operacioneve kibernetike”.

Oficerët e GRU-së janë, Jurij Sergeeviç Andrienko, Sergej Vladimiroviç Detistov, Pavel Valerieviç Frolov, Anatolij Sergeeviç Kovalev, Artem Valerieviç Oçimçenko, Artem Petër Nikollaeviç të cilët janë dhe anëtarë të një grupi që kreu një sulm kibernetikë më 27 qershor 2017.

Ata janë të dyshuar për sulme kibernetike në spitale dhe objekte të tjera mjekësore në Pensilvani Perëndimore, më pas në një kompani të madhe farmaceutike dhe subjekte të tjera të sektorit privat në Shtetet e Bashkuara.

Humbjet nga sulmet kibernetike vlerësohen në rreth 1 miliard dollarë.

Share This Article