Është vetëm 25 vjeç, por Coman ka fituar titullin e tij të 11-të në karrierë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollistët e Bayern Munich javën e kaluar fituan titullin e Bundesligës dhe ishte një natë e veçantë për një lojtar të skuadrës bavareze.

Kingley Coman fitoi titullin e 11-të nga po aq sezone të luajtura në karrierën e tij.

Francezi u bë profesionist në sezonin 2012/2013 dhe që atëherë ka fituar titujt e kampionit të vendit në të cilat ka luajtur në çdo sezon.

Titulli i fundit i Coman ishte i shtati në Bundesligën gjermane, pasi ai e ka fituar dy herë titullin në Ligue 1 sa ishte duke luajtur për PSG-në dhe dy herë t tjera Serien A italiane me fanellën e Juventusit.

Gjatë karrierës së tij, në vetëm 25 vjeç, Coman ka fituar 26 trofe në të gjitha garat.

Krahas titullit fitoi Superkupën në Francë, Kupën dhe Superkupën në Itali dhe gjithsej 18 trofe me Bayernin. Përveç shtatë titujve kampion, ai fitoi edhe tre Kupa të Gjermanisë dhe pesë Superkupa, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Share This Article